Disa ditë më parë kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet faqes së tij të ‘Facebook-ut’ se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 51 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovë.

“Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës”, ka deklaruar ai.

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në studion e Fax News Zv/Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i cili ka folur në lidhje se në çfarë konsiston ky projekt si dhe për disktutimet më të fundit për territoret e Kosovës.

Koçi nënvizoi se “ne nga SHBA kemi marre vlerësim pozitiv por kjo nuk mjafton. Ne duhet të punojmë fort për të rritur standardet. Por kjo nuk arrihet vetëm sigurisht që do ta rrijmë me bashkëpunim.

Kemi edhe ne detyrimet tona nëse do të kemi zgjatjen e pistës do të thjotë që do të kemi edhe ne detyrimet tona për të bërë shpronësimet. Por në krahasim me investimin që vjen kostot tona janë minimale.

Do të kete dhe takime konkrete edhe do te vijnë ekspertë për te parë pjesën që do impementohet. Ne kemi dorëzuar një sërë projektesh. Kjo do të jetë baze kombëtare por edhe e NATOS”.

“Disa vende anëtare i ofrojnë NATO-s mundësi për të bërë baza apo infrastruktura të tjera ushtarake në vendet e tyre. Ne kemi aplikuar para disa vitesh për bazën e Kuçovës, duke prezantuar një sërë projektesh të cilat mund të finacoheshin nga NATO, në shërbim të modernizimit dhe bazës ushtarake. Për t’i shërbyer jo vetëm interesit civil por edhe intreresave të sigurisë së përbashkët kombëtare.

Procesi ka një serë shkallësh kualifikimi ku Këshilli i Atlantikut Verior ka vendosur që kjo bazë e Kuçovës të modernizohet në shërbim të sigurisë kolektive.

Do të shërbeje kryesisht për furnizimin e Forcave Ajrore të NATO-s, do të shërbejë si bazë për patrullimin ajror jo vetëm të Shqipërisë, por besojë edhe për vendet fqinje. Pra janë një sërë intresash të përbashkëta.

Por unë besojë se duhet të kuptojmë peshën poltike, që do të thotë Shqipëria përbën përparësi në Ballkanin Perëndimor përsa i përketë sigurisë dhe paqes. Gjithashtu dëshmon që Shqipëria është një vend aktiv, një vend që kontribuon në Aleancë, nuk është nje vend për numër.

Nuk eshte momenti per fishekzjarr por nje moment krenarie dhe besoj se politika duhet të ndihet mirë. Roli politik i Shqipërisë ka peshë dhe përparësi përsa i përket rajonit. Ky rol duhet të konsideruar në marëdhëniet tona brenda NATO-s.”

Gjithashtu zv/ministri i Mbrojtes ka folur edhe në lidhje me temën e Kosovës. Koçi ka thënë se nodhet në një situatë politike tipike, ka një opozitë e cila nuk është e gatshme të marrë përsipër dhe qeversjen dhe ka shumë probleme.

“Duhet shumë kujdes kur hidhen në publik teza të tilla, pasi mund të shkaktojnë destabilitet poltik.

Sidomos e hedhur nga presidenti i Republikës, besojë se do të duhej më shumë maturi. Sigurisht territori i Kosovës është i paprekshëm dhe ka një mandat nga KFOR për këtë.

Së pari çdo gjë duhet të qartësohet brenda Kosovës, nëse është një tezë e hedhur për dikutim apo është i vërtete. Dhe nuk e dimë as kush e ka hedhur në planin praktik.

Nëse ka faktor ndërkombëtar të cilët e konsederojnë këtë tezë, pa u shprehur në teza patriotike”, ka thënë ai.