Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit ka përfunduar procesi e dezinfektimit të fondit të ikonave.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Berat bën të ditur se “restauruesit gjatë këtij procesi të vështirë dhe delikat, i cili parandalon avancimin e insekteve në krijimin e galerive brenda strukturës së dërrasës, kanë trajtuar me kujdes çdo ikonë duke mirëmbajtur dhe ruajtur vlerat e tyre kulturore”.

Sipas specialistëve çdo ikonë u trajtua me kujdes, duke mirëmbajtur dhe ruajtur vlerat e trashëgimisë tonë kulturore.

DRKK, Berat, përveç dezinfektimit të ikonave vazhdon punën me restaurimin e disa prej tyre nga fondi i ateliesë.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, ka si qëllim kryesor nxjerrjen e këtyre veprave të artit nga faza e degradimit duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë e një procesi që ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Laboratori i Restaurimit të Veprave të Artit në qytetin e Beratit ka restauruar gjithashtu ikonat “Mbledhja e Kryeengjëjve”, me autor Gjergj Johan Çetirin, si dhe ikonën me të njëjtin emër “Mbledhja e Kryeengjëve”, e Kostandin Zografit, “Ngritja e kryqit” dhe “Shën Thanasi”.

Ndërsa aktualisht po punon për restaurimin e dy ikonave: Ikona “Profeti Ilia” me autor Johan Çetirin dhe “Hyrja në Jeruzalem” me autor vëllezërit Çetiri.