Sali Berisha është njeriu më i shqetësuar për marrëveshjen e re mes Tiranës dhe Athinës.

Nuk ka ditë që ai të mos lëshojë ndonjë deklaratë, e cila më pas përgënjeshtrohet.

Sot nacionalisti Berisha, që i fali detin Greqisë, ka shtrembëruar një deklaratë të komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, duke thënë se po ndryshohet kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Deklarata është keqinterpretuar nga mediat greke dhe vetë zëdhënësi i Hahn, ka thënë se ky i fundit nuk ka foulr kurrë për ndryshime kufijsh.

“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar”, tha zëdhënësi i Hahn.

“Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përpara ndonjë zgjerimi të ardhshëm, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshjeje të pranueshme reciproke mes dy vendeve,” shtoi ai.

Ndërsa Berisha mendon ndryshe.

“Te dashur miq, Komisioneri Hahn duke folur dje ne Londer ne Konferencen “Pertej Berlinit” organizuar ne Instituti Mbreteror i Marredhenieve Nderkombetare, “Chatham House”, nder te tjera ka deklaruar: “Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Pra edhe nje burim tjeter krejt i pavarur informon se negociatat e Jorgo Zografit te dyte me patronet e tij te rinj, qe e mbajne peng me dosjen Balili, jane per ristrukturime, pra ndryshime te kufijve ekzistues çka verteton edhe njehere deklaraten e ministrit te mbrojtjes te Republikes Helenike, Kamenos, se me marreveshjen e re me Shqiperine do te zmadhohet atdheu yne i dashur, Greqia!

Te dashur miq, kjo deklarate e nje personaliteti te larte politik te Brukselit deshmon edhe nje here se Jorgo Zografi i dyte me Ditziun e tij kane vendosur coptimin e ri, i dyti qe nga viti 2013 te trojeve shqiptare, per te ruajtur me çdo çmim karrigen dhe pushtetin e tyre te bazuar ne nje akt tradhetie te larte kombetare te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar.

Sot me shume se kurre une u bej thirrje shqiptarve te ngrihemi dhe te flakim me urgjence nga pushteti Jorgo Zografin e dyte dhe kliken e tij tradhetare”, shkruan Berisha./TEMA/j.j