Diva botërore Beyonce ka zbuluar një detaj që nuk e dinim për jetën e saj, ose më saktë për origjinën. Në intervistën e fundit për revistën “Vogue”, Beyonce ka zbuluar se e ka prejardhjen nga një skllavopronar. Këngëtarja ka rrëfyer se ka qenë shumë e vështirë për të kur e ka marrë vesh.

“Së fundi kam bërë kërkime mbi origjinën time dhe mësova se rrjedh nga një skllavopronar i cili ra në dashuri dhe u martua me një skllave. Më është dashur kohë ta përtyp këtë. Familja ime ndjek një linjë marrëdhëniesh të prishura femër-mashkull, të ndërthurura me abuzimin pushtetin dhe mosbesimin. Vetëm kur e pashë qartë këtë munda të zgjidh konfliktet në marrëdhënien time,”– u shpreh ajo.

Përtej kësaj këngëtarja e përshkroi Jay Z si një luftëtar me një sistem shumë të fortë mbështetjeje për të gjatë kohës që Beyonce ishte shtatzënë me binjakët Rumi and Sir.