Të paktën katër gazetarë u arrestuan sot një ditë pas valës së parë të arrestimeve në strukturat e brendshme të mediave të pavarura, të akuzuar për përdorim të informacioneve të një agjencie shtetërore të lajmeve pa paguar më parë abonimin për këtë shërbim.

”Kryeredaktori i web-it informues Realt.by, Vladislav Kouletski, specialist i tregut të pasurive të patundshme dhe tre gazetarë të tjerë të së njëjtës media u arrestuan nga policia pas kontrolleve të kryera’’, njoftoi Kouletski për radion RFE/RL.

Ata janë të dyshuar se janë lidhur me shërbimet e agjencisë së lajmeve BelTA, të kontrolluara nga shteti bjellorus, pa paguar kuotën e aksesit.

”Komiteti i hetimit kishte urdhër për të më ndaluar’’, u shpreh me anë të një postimi në Twitter Pavel Bykowski, korrespondenti bjellorus për shërbimin në gjuhën ruse të medias gjermane ”Deutsche Welle”, pa specifikuar nëse ishte arrestuar apo jo.