Siguria për të cilën edhe BlackBerry krenohet do të bazohet tek një skaner i shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një opsion të njohjes së fytyrës.

BlackBerry në bashkëpunim me prodhuesin Indian Optiemus, do të prodhojë dy modele të reja telefonësh ku përfshihen: BlackBerry Evolve dhe BlackBerry Evolve X.

Të dy telefonët kanë ekrane të gjata 18:9 dhe bateri masive.

Linja e re e telefonëve nuk do të kenë tastierë QWERTY si modelet KeyOne dhe Key2.

Telefonët Evolve vinë me Android 8.1 Oreo.

Siguria për të cilën edhe BlackBerry krenohet do të bazohet tek një skaner i shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme dhe një opsion të njohjes së fytyrës.

Të dy telefonët kanë bateri 4,000 mAh, USB-C dhe teknologjinë e karikimit wireless.

Evolve fillon nga 365 dollarë dnërsa Evolve X nga 510 dollarë. Përdoruesit mund të zgjedhin mes 2, 4 dhe 6GB RAM.

Fillimisht do të shiten në Indi dhe nuk dihet nëse do të shtrihen në tregjet ndërkombëtare.