Bleona Qereti publikoi një video të shkurtër të rolit të saj në filmin “By the sea” ku luante krah aktorit të famshëm Nicolas Cage.

Pas këtij lajmi ajo tregoi që njëra ndër këngët e saj që titullohet ‘Wicked Love’ renditet në vendin e 12 në top listën e këngeve ‘Dance Club Songs’ sipas revistës Billboard.

Ajo është shprehur që e ka ëndërruar një moment të tillë që kur ishte e vogël.

“Që kur isha një vajzë e vogël ëndërrova se si do të ndjehesha kur të arrij këtë moment kur një këngë do të arrij majat e vlerësimit dhe të jem pjesë e kinemave në të njëjtën javë. Kjo është për të gjithë ata që më thoshin të mos ëndërroja fare. Ata më thanë ‘Ju keni lindur në një vend të vogël pa sistem dhe çdo gjë që bëni nuk do të llogaritet kurrë’. Mendoj se nuk e dinin se jam shqiptare”- shprehet këngëtarja Bleona Qereti.