Bordi Drejtues i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) miratoi Raportin Vjetor 2018 mbi Zbatimin e Strategjisë (ARI), në mbledhjen e saj të pestë të mbajtur në Bruksel, në prag të prezantimit të Barometrit Ballkanit 2018.

Përfundimi kryesor i raportit tregon që, që nga fillimi i zbatimit të EJL (Europa Juglindore) 2020, rajoni shtoi më shumë se 600 000 vende të reja pune, gjë që është një moment i rëndësishëm, sidomos duke pasur parasysh se për shkak të krizës ekonomike globale rajoni për vite me radhë po humbiste vende pune.

Goran Svilanoviç, Sekretari i Përgjithshëm i RCC shprehu kënaqësinë e tij lidhur me rezultatet inkurajuese që tregon rajoni, duke shtuar se ende ka shumë punë përpara nesh.

“Unë jam i lumtur që Ballkani Perëndimor ka rifilluar rrugën e rritjes, duke shtuar më shumë se 600 mijë vende pune në ekonomitë e saj që nga viti 2010 dhe gjysmë milioni njerëz me arsim të lartë në fuqinë punëtore të saj. Rajoni gjithashtu zgjeroi tregtinë me 33 miliardë euro shtesë dhe uli defiçitin e tij tregtar nga -23.1 në -19.7 për qind të GDP-së (Produkti i Brendshëm Bruto) gjatë 7 viteve të fundit përmes performancës së fortë të eksportit, duke sinjalizuar rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve të saj në tregjet ndërkombëtare “, tha Svilanoviq.

Nicholas Cendroëicz, Zëvendës Shef i Njësisë për Bashkëpunimin Rajonal dhe Programet për Ballkanin Perëndimor në kuadër të DG POAR, tha se: “Rajoni është në një rrugë të mirë, por duhet të investohen më shumë përpjekje për të arritur qëllimet e vendosura nga udhëheqësit tuaj dhe BE. Interesi ynë i përbashkët është për ta pasur këtë rajon të rëndësishëm ekonomikisht të fortë dhe të përkushtuar ndaj ideve dhe të ardhmes së BE.

Pjesëmarrësit e Bordit Drejtues të SEE 2020 përfshijnë ministrat, zëvendësministrat dhe zyrtarët e lartë të ministrive përgjegjëse për integrimin në BE; Koordinatorët kombëtarë dhe koordinatorët kombëtarë të IPA-s. Bordi Drejtues i SEE 2020 mblidhet një herë në vit dhe ofron mundësinë për të dhënë udhëzime dhe rekomandime për Sekretariatin e KBR dhe pjesëmarrësit e tjerë në zbatimin e Strategjisë.j.j