Policia ka arrestuar një shqiptar 21-vjeç dhe një vajzë greke 18-vjeçe, pasi në makinën e tyre u gjet dhe sekuestrua 30 kg heroinë.

Ata kishin udhëtuar nga Greqia për në Bari me traget dhe në momentin e kontrollit u zbulua lënda narkotike.

Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda një tavolinë prej druri në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’. Pas arrestimit të tyre, vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e porositësve.