Një anije është bllokuar sot në afërsi të Lungomares në Vlorë. Bëhet fjalë për një Velierë, brenda të cilës udhëtojnë turistë të huaj.

‘BalkanWeb’ raporton se kapiteneria e Vlorës ka nisur operacionin për nxjerrjen e anijes. Mësohet se Veliera ka ngecur 30 metra larg bregut, ndërsa shkak ka qenë era e fortë.

Ndërkohë, në ndihmë të anijes kishte shkuar edhe një tjetër mjet lundrues, (nje gomone) i cili është dëmtuar.j.j