Juventusi ka zyrtarizuar në ditën e djeshme marrëveshjen me Kristiano Ronaldon, duke bërë atë që quhet edhe goditja e shekullit.

Bardhezinjtë shpenzuan rreth 105 milionë euro për të marrë portugezin në skuadër, një shifër jo e vogël, por duke parë tregun e merkatos në ditën e sotme dhe figurën e lojtarit të zyrtarizuar së fundmi, atëherë mund të thuhet se shpenzimi është i papërfillshëm.

Menjëherë pas zyrtarizimit, faqja ku bliheshin fanellat e Ronaldos me logon e Juventusit, ka pësuar bllokim për shkak të interesit të lartë të tifozëve. Çmimet varionin nga 85 euro që ishin fanellat për fëmijë dhe deri në 145 euro.

Duke parë interesin e madh të tifozëve juventinë për “goditjen e ëndrrave”, shifra për të cilën Ronaldo u ble nga Juventusi, mund të nxirret ende pa ardhur portugezi në Torino.