Në qarkun e Dibrës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka shtuar shumë kontrollet dhe po mban në monitorim të rreptë të gjitha njësitë tregtare kryesishtt të mishit.

Gjatë këtyre inspektimeve në qytetin e Burrelit, në lagjen Drita, AKU ka gjobitur 3 subjekte tregtare, nga ku bllokoi 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare.

Subjekti tregtar me Nipt L28319901 L u gjobit konform ligjit me gjobë për gjurmueshmërinë me vlerë 200000 lekë. Në vijim të këtij aksioni u bë e mundur gjithashtu dhe bllokimi i një sasie prej 30 kg mish viçi, në një tjetër subjekt tregtar me Nipt K 8801 6901P, i cili ndodhej në të njëjtën lagje.

Dhe kjo sasi mishi ishte pa vulë dhe çertifikatë vetenare. Dhe ky subjekt u gjobit në vlerën e 200000 lekëve për gjurmueshmërinë. Subjektit të treti, jashtë konform ligjit, iu bllokua një sasi prej 39 kg mishi viçi.

Dhe kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Dhe ky subjekt u gjobit me 200000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Aksioni i AKU-së u shtri dhe në lagjen tjetër të qytetit të Burreli, “Pjeter Budi”, ku gjatë kontrollit në subjektin me Nipt.

L87818902K u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Në total sasia e bllokuar nga ky aksion ishte 118 kg mish dhe vlera e gjobave të vëna arriti në shifrën 800000 lekë.

AKU u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare të tregtojnë produkte brenda standardeve ushqimore dhe të pajisura me vulë dhe çertifikata veterinare nga ana tjetër u bën thirrje konsumatorëve të zgjedhin njësitë tregtare të licencuara dhe të kërkojnë gjithmonë dokumentin fiskal si një prej elementëve që garanton gjurmueshmërinë dhe për rjedhojë sigurinë ushqimore.j.j