Referuar burimeve nga PD, mediat publikuan një lajm se opozita bojkotoi ceremoninë e Lu dhe Vlahutin, për shkak se vila është “blerë nga një trafikant droge”.

Por Basha sot mbajti një qendrim ndryshe. Duke iu përgjigjur gazetareve per mungesen e PD, Basha deklaroi se nuk mund të ishin në dy vende në të njëjtën kohë, duke nenkuptuar se ishin në parlament.

“Është fare e thjeshtë, në përjashtim të qenieve mbinatyrore, qeniet njerëzore nuk kanë aftësinë të jenë në dy vende në të njëjtën kohë. Ne ishim në parlament“, tha Basha.J.J