Anglia i ka tejaluar pritshmëritë që ishin për të gjatë nisjes së Botërorit të Rusisë, teksa luan sot gjysmëfinalen ndaj Kroacisë.

Tifozët anglezë kanë bërë gjithmonë diferencën sa i përket sjelljes origjinale, ndërsa në suksese të tilla, sigurisht që bëmat e tyre janë nga më të ndryshmet. Një nga veçorit e tifozëve të Anglisë në mbrëmjen e sotme, është fakti që ata do të vishen si trajneri i tyre, Southgejt.

Ky i fundit dallon për veshjen e tij karakterizuese, me jelek dhe kollare, të cilën nuk e ka ndërruar asnjëherë në Rusi. Në takimin ndaj Kroacisë priten që të jenë prezent rreth 10.000 tifozë në përkrahje të “tre luanëve”