Botërori i vitit 2026 mund të zhvillohet në tre shtete

0

Kupa e Botës nga viti 2026 do të zgjerohet me 48 kombëtare pjesmarrëse, megjithatë mund të ketë një tjetër risi. Ka shumë mundësi që ky kompeticion për herë të parë në histori të zhvillohet në 3 shtete të ndryshme. SHBA, Kanadaja dhe Meksika janë gati të shprehin gatishmërinë për organzimin e kampionatit botëror.

Botërori i vitit 2026 i cili do të shtoj numrin e kombëtareve pjesmarrëse nga 32 në 48 mund të rezervoj një tjetër risi. Ky kompeticion mund të zhvillohet në 3 shtete të ndryshme.

Diçka që nëse realizohet do të ishte hera e parë në historinë e Kupës së Botës. Zgjerimi i eventit do të thotë edhe numër i shtuar ndeshjesh, më konkretisht nga 64 do të luhen 80 takime, por koha nuk do të ndryshoj, pra kampionati botëror do të vijoj të zhvillohet në 32 ditë, kjo sjell nevojën e më shumë stadiumeve dhe qyteteve. Për këtë arsye zhvillimi i kompeticionit në 3 vende është mëse i mundshëm.

SHBA janë gati të shpallin kandidaturën e tyre dhe synojnë ta shpërndajnë mbingarkesën e ndeshjeve me Kanadan dhe Meksikën.

“ Një kupë Bote në SHBA-Meksikë e Canada është pa diskutim një mundësi, pasi tashmë rregullat e lejojnë diçka të tillë dhe është një shans për konfederatën e amerikës veriore dhe qëndrore “ – u shpreh Victor Montagliani, president i kësaj konferederate.

Duke llogaritur shtimin e përfaqësueseve pjesmarrëse nuk është çështja vetëm tek stadiumet, por edhe tek terrenet stërvitore, kështu që zhvillimi në shtete të ndryshme është ndoshta mundësia më e logjikshme.

Në historinë e kupës së botës një botëror është organizuar vetëm në një rast nga më shumë se një shtet, Japoni dhe Korenë e Jugut më  2002-in. Ndërsa asnjëherë ky eveniment nuk është zhvilluar në 3 vende.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU