Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ka folur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ajo tha se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.

Ajo në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.

“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka thënë Brnabiç, përcjell Telegrafi.

“Gjatë takimit me Haradinajn, i thash atij se kjo praktikë e arrestimit të serbeve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”, tha ajo, duke shtuar se “është e pakuptimtë çfarë bën dhe si funksionon ai”.