Një helikopter, model Mi-17, u përplas afër bazës ushtarake të Kroumovos në Bullgari dhe si pasojë humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit, njoftoi sot Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Në vendngjarje u dërguan zjarrfikësit dhe ambulancat, por dy pilotët, kapiteni Stoyan Nedelchev dhe Plamen Pantaleev humbën jetën, ndërsa inxhinieri i udhëtimit Alexey Kamenov u gjet në gjëndje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku sipas mjekëve ndodhet në gjëndje të stabilizuar.

Helikopteri u rrëzua në një lartësi rreth 50 metra në afërsi të bazës, gjatë një fluturimi stërvitor për raste shpëtimesh dhe motivet e aksidentit nuk janë verifikuar ende.

Ministri i Mbrojtjes Krassimir Karakachanov tha për Nova TV se gjithçka ndodhi shumë shpejt, dhe aksidenti ndodhi për një mosfunksionim teknik dhe se nuk ishte një gabim i pilotit.