Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Dako do të flasë për turizmin, projektet e reja, akuzat nga opozita, por edhe mundësinë e rikandidimit për një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme, vitin tjetër. Duke u ndalur te turizmi, ai theksoi se pritet një bum në qytetin e Durrësit, pasi janë prenotuar të gjitha hotelet.

“U bënë disa vite që jam në krye të bashkisë së Durrësit dhe eksperienca e gjithë këtyre viteve na vlen për të përmirësuar punën edhe për këtë vit. Turizmi është i rëndësishëm për biznesin lokal, janë shumë aktivitete. Na presojnë për një ngritje të punës për të mbështetur këtë sektor. Edhe ky vit është më i suksesshmi, cdo vit ka pasur rritje, por ky vit është bumi më i madh, hotelet janë të rezervuara, numri është më i lartë se vitin e kaluar. Ka nisur puna që në qershor. Ky sezon do të jetë më i madhi. Ky vit është 90 ditë me kapacitet të plotë, hotelet janë rezervuar, këtë vit kemi shumë turistë edhe nga vendet Skandinave, përveç tradicionalëve nga Ballkani”./e.e