Rënia e flokëve për shumicën e meshkujve edhe në moshë të re, është stresuese, por tashmë nuk duhet ta vrisni mendjen pasi edhe prefererohen më shumë nga femrat.

Preferencat ndaj meshkujve janë të ndryshme, por tani do të japim disa arsye pse meshkujt pa flokë janë më tërheqës se meshkujt që kanë flokë.

Duket se nuk është vetëm te pamja e tyre, meshkujt tullac duken më shumë mashkullor, krahasuar me ata që kanë flokë. Burrat pa flokë janë më të fortë, sipas një studimi të realizuar së fundi në SHBA.

Dy arsye pse ndodh kjo gjë, sipas ekspertëve:

1. Edhe pse kohët ndryshojnë sërish janë në trend. Gjithmonë do ketë meshkuj që do mbeten pa flokë me kalimin e viteve, prandaj syri i njerëzve është mësuar me të. Edhe pse ka metoda të ndryshme për t’i mbjellë flokët, sërish pamja e tyre pa flokë nuk do dukej keq te të tjerët.

2. Nuk të bezdisin për pamjen e tyre të jashtme. Këta meshkujt janë shumë praktikë dhe nuk e vrasin mendjen si duken, në krahasim me ata meshkuj që kanë flokë dhe merren shumë me rregullimin e flokëve. Meshkujt pa flokë, duken bukur edhe pa qëndruar para pasqyrës.