Avokati Spartak Ngjela vijon të jetë mjaft aktiv me atë çfarë ndodh në Shqipëri.

Një nga çështjet më sensitive që ka shkaktuar edhe mjaft debate mes palëve politike, është hapja ose jo e negociatave me Bashkimin Europian.

Ngjela është i sigurt se në 28 qershor, Shqipëria do çelë negociatat me BE-në dhe kjo sipas tij interesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirja e vendit tonë në familjen europiane.

Statusi i plotë: 

Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt.
Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?
Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë.
Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë.
Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale anerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë.
Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës.
Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër. /G.Gj/Lexo.al/