Numri dy i Partisë Socialiste ka folur nga ambientet e Krimeve të Rënda ku deklaroi se kreu i PD nuk është paraqitur për të dëshmuar. Taulant Balla tha sot se Lulzim Basha ka udhëtuar drejt SHBA-ve, duke iu shmangur kështu drejtësisë.

“Kam bërë një kallëzim në Prokurori dhe do t’i shtojmë edhe pretendime të tjera sepse ka elementë të rinj që e bëjnë Bashën përgjegjës se ka pasur dijeni për personat e kërkuar. Lulzim Basha është një person që bën shejtan-budallain dhe sot nuk vjen në Gjykatë për t’u përballur me mua personalisht. Nëse do të kishte burrëri, duhet të ishte i pari që do t’i drejtohej prokurorisë tha sot Balla.

Taulant Balla kallëzoi penalisht kryetarin e PD, Lulzim Basha për nxjerrje të sekretit hetimor si dhe për shpifje, lidhur operacionin e policisë ku u sekuestruan 3.4 mln euro në dy automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Nga foltorja e Kuvendit disa dite me pare , Basha akuzoi Ballën se ishte garant i dërgesës së parave të siguruara nga veprimtari të paligjshme në vendet e Europës, të cilat po tentoheshin të futeshin në vendin tonë të fshehura në dy automjete.