Çfarë po ndodh me oksigjenin në Tokën?

0

Ky vit ka qenë shumë i rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë do të thoshin se ka qenë i  tmerrshëm në lidhje me ndryshimet e fundit klimaterike. Korrik-gushti i 2016-s ka rezultuar si më i nxehti në 136 vitet e fundit.

Ne po jetojmë në një realitet klimaterik që është në ndryshim të vazhdueshëm, ku niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur në nivele alarmante. Më poshtë do të shikoni ndryshimin e nivelit të CO2 nga vitit 2011 deri në 2016.

Edhe për Arktikun ky vit ka shënuar të dhëna ku temperatura ka shënuar rritje, dhe shtresat e akullit po shkrihen më shpejt seç ishte parashikuar të ndodhte dhe kjo është një gjë tejet alarmante, sepse ne jetojmë në një botë ku çdo gjë ka lidhje me një tjetër dhe ajo çka ndodh në Arktik nuk mbetet në Arktik. Shoqëria dhe ekonomia janë gjithashtu në rrezik. Edhe për oqeanet situata nuk është aspak e mirë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga raporti i WWF, parashikohet se në 2050 në oqeanet tona do të ketë më shumë mbetje plastike sesa peshq dhe niveli i specieve të botës nënujore do të zvogëlohet me 50 për qind.

Ndërkohë ndotja e ajrit po vret 18,000 njerëz çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara nga WHO, 6.5 milionë njerëz vdesin në vit nga ajri i ndotur më shumë se numri i njerëzve që vdesin nga HIV/AIDS, tuberkulozi, etj, duke u shndërruar në njërin prej 4 kërcënimeve më të mëdha të njerëzimit.

Kudo ku hedhim vështrimin, mesazhi është mëse i qartë duhet të veprojmë menjëherë që të shmangim këtë katastrofë mjedisore. Marrëveshja historike e vitit të kaluar në Paris dhe miratimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm tregoi se vullneti politik është i gatshëm për të trajtuar një nga sfidat globale më alarmante të kohës sonë.

Por duhet shumë më shumë sesa thjesht mbështetja e qeverisë për të kapërcyer këtë situatë. Ide të reja radikale dhe modele të reja të biznesit të gjelbër janë shumë të nevojshme, nëse duam që ajri të pastrohet, oqeanet të shpëtojnë nga tmerri i materialeve plastike dhe të ndalohet ngrohja globale.

Seria e zgjidhjeve për t’i bërë ballë të luftës kundër ndryshimeve klimatike është e shumë e gjatë por më poshtë do të lexoni disa prej tyre, që nga ulja e nivelit të emetimit të CO2, në riciklimin e çdo mbetjeje, zëvendësimi i konsumit të mishit të kuq, etj.

Të përdorësh në maksimum emetimet e CO2

Për dekada të tëra ne kemi qenë të ndërgjegjshëm që emetimet e tepruara të gazit janë duke e shkatërruar mjedisin tonë dhe janë një ndër faktorët që ndikojnë në ngrohjen globale. Kjo ka qenë një ndër arsyet se përse gjatë këtyre 13 viteve të fundit, Mark Herrema, themelues dhe CEO i kompanisë, Newlight Technologies, ka qenë në kërkim të zgjidhjeve që do të ndikonin në përmirësimin e kësaj situate alarmante. Kompania e tij është duke e pastruar ajrin nga këto gazra të dëmshëm, në sajë të teknologjisë së shpikur prej saj e cila mbledh emetimet e CO2 dhe duke i kombinuar me ajrin ajo i shndërron ato ne materiale të ngjashme me plastikën por që quhet AirCarbon. Asnjë grimcë nafte apo lënde djegëse, përdoret gjatë këtij procesi. Vetëm ajër dhe emetime karboni të kapaura në atmosferë, të cilat do të ishin gjithsesi pjesë e saj. Një zgjidhje kjo e cila ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të CO2 të emetuar në atmosferë.

Të riciklosh gjithçka

Ndarja e plehrave veç nga njëra-tjetra, materialet e letrës, plastikes, aluminit dhe mbetjet e tjera, është tashmë një proces i njohur dhe i aplikuar në një pjesë të të madhe shtetesh. Por pyetja që bëjnë shumë veta në këtë fazë është: Duke jetuar në një epokë ku gjithçka mund të riciklohet, pse nuk po ndodh, pse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë?

Tom Szaky, CEO i  TerraCycle, një kompani e specializuar në riciklimin e mbetjeve të forta si bishtat e cigareve, stilolpasat, filtrate e ujit, pastat e dhëmbëve, shpjegon si më poshtë duke e ilustruar edhe me një grafik, ku në krye janë vendet fituese në këtë luftë riciklimi. Szaky vazhdon duke thënë se riciklimi po shihet shumë si një biznes përfitimi, dhe si materiale që duhet të riciklohen zgjidhen vetëm ato prej të cilave mund të fitohen të ardhura të majme. Me rreth 7.6 miliardë mbetje vetëm në Amerikë , kjo ndërmarrje e riciklimit të mbetjeve është shumë e vështirë por që kërkon një zgjidhje të domosdoshme dhe të menjëhershme.

Duhet të veprojmë menjëherë për ndryshe…

Qytetet tona zënë rreth 2.6 për qind të të gjithë sipërfaqes së tokës, por në një periudhe 35 vjeçare, ata do të zënë rreth 75 për qind të saj. Rritja e përqendrimit të popullsisë në qytete në dekadat e ardhshme kryesisht në Afrikë dhe Azi, do të jetë me pasoja shumë të mëdha sepse do të rritet trafiku, cilësia dhe pastërtia ajrit do të përkeqësohet dhe për pasojë do të rritet niveli i mbetjeve.

Çfarë tregon e kaluara jonë për të ardhmen

Çfarë mësimi kemi nxjerrë nga lufta e Kinës mbi ndotjen e mjedisit? Mësimet kanë qenë të shumta por mbi të gjitha ajo që i bie në sy të gjithëve janë rezultatet e arritura. Progresi është i dukshëm, niveli i ajrit të ndotur është ulur ndjeshëm dhe një gjë e tillë si pasojë e rritjes së përdorimit të formave të energjisë së ripërtëritshme, por gjithsesi mbetet prapë shumë për të bërë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU