Pas lajmit të publikuar dje se, Kastriot Çipi dhe Robert Budina, dy drejtuesit e protestës kundër teatrit, rezultojnë të dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë për vjedhje të fondeve të filmave dhe janë kallëzuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Çipi është munduar të sqarojë rrethanat e këtij dënimi në Facebook.

“E vërteta është se jo unë si individ, por kompania ime, është paditur CIVILISHT për “mosrespektim të detyrimit kontraktor”. Dhe mospërmbushja e detyrimit kontraktor, me KUSHTETUTË nuk përbën vepër penale dhe nuk mund të dënohet me burg”, shkruan ai, ai thua se kompania e tij me atë vetë, nuk janë e njëjta gjë.

Por, ndoshta pa dashje, ai në reagimin e tij ka zbuluar edhe një detaj tjetër: Se pas dënimit për vjedhje, në vitin 2014, Ambasada kanadeze i ka refuzuar vizën.

“…në vitin 2014 bëra një përpjekje për të shkuar individualisht në Kanada (sepse e kisha të pamundur të financoja udhëtimin e një grupi të plotë xhirimi) dhe m’u refuzua viza”, shkruan Kastriot Çipi në Facebook.

Në këtë postim ai ka pranuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

“Letra e qershorit 1999 drejtuar QKK për kthimin shumës dhe zgjidhjen e kontratës është absolutisht e vërtetë.

Por pjesa tjetër e së vërtetës është se QKK nguli këmbë se filmi duhej të realizohej patjetër, pavarësisht vonesave. Projekti ynë nuk ishte as i pari, as i fundit që vonohej në realizim.

Në këto kushte, kolegu Budina u tërhoq nga projekti dhe punën e vazhdova unë”, pranon Çipi.(TemA)