Florentino Pérez ka disa emra në agjendën e tij për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon në Real Madrid. Opsionet kryesore janë shumë të qarta: Neymar dhe Kylian Mbappé përcjell ORAinfo.

Ata janë dëshirat e tij të mëdha dhe ato të të gjithë Madridit. Por në Real Madrid ata e dinë që PSG nuk do të lejojë që asnjë prej dy yjeve të tij të shpëtojë lehtësisht.

Kjo është arsyeja pse Florentino Pérez ka një plan B. Ai ka përgatitur dy opsione që ai do të ekzekutojë në rast se Neymar dhe Mbappé bëhen të pamundur.

Perez është në gjendje që të ofrojë një pagesë prej 400 milionë euro.Nëse as kjo shifër nuk mjafton, atëherë i pari i Realit do të mundohet të transferojë Hazardin apo Kane.