Çoviç kërkon uljen e tensioneve në Bosnje e Hercegovinë

0

Anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Dragan Çoviç u bëri thirrje udhëheqësit boshnjak dhe homologut të tij serb, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç, për t’i ulur tensionet pas kremtimit të Ditës së Republikës Serbe, ndërsa theksoi se nuk do të lejojë ndarjen e Forcave të Armatosura.

Pas shënimit të Ditës së Republikës Serbe, e cila është shpallur në kundërshtim më ligjet e BeH-së nga Gjykata Kushtetuese e këtij shteti, janë ngritur tensionet mes tre komuniteteve shtet-formuese, boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU