Mediat italiane dhe ato spanjolle e lajmëruan që në krye të herës kalimin yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo tek Juventus. Dhe nuk vonoi zyrtarizimi i kontratës së tij me ‘bardhë e zinjtë’ e Agnellit.

Kontrata që i është ofruar portugezit nga kampionët e italisë, është 4-vjeçare dhe do përfitojë 30 mln euro në sezon.

Lajmi i bujshëm ka marrë vëmendjen e të gjithë gazetave prestigjoze botërore dhe gjithashtu ka ‘blinduar’ të gjitha rrjetet social.

Përmes një postimin në instagram prestigjozja spanjolle “Marca” shkruan:
‘Ronald tani i përket Juventusit…” #LamutmirëLegjendë.

Ndërsa nuk ka munguar edhe komenti entuziast i Del Pieros, i cili ka postuar në insta një foto me Ronaldon duke shkruar thjesht dhe shkurt:
‘Zgjedhje më e mirë”.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kthehet kështu në blerjen më të shtrenjtë të klubit, si dhe lojtarin më të paguar në planet. Portugezi largohet pas 9 viteve nga Bernabeu, ku ka shënuar 450 gola.