Petrit Vasili thotë se hapja e negociatave do të ishte një lajm i keq duke shigjetuar kryeministrin Edi Rama.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, akuzon mazhorancën qeverisëse se po bën gjithçka që Shqipërisë të mos i hapen negociatat me BE-në dhe t’i pengohet integrimi.

Ndër të tjera Vasili shkruan:

“Hapja e negociatave do te ishte lajmi më i keq per kryeministrin dhe skenarin pro-Lindje.

Maxhoranca po bën gjithshka, qe negociatat te mos hapen.
Shkaterrimi i dialogut politik nga maxhoranca si baze dhe premise politike thelbesore e procesit te integrimit eshte goditja themelore kunder hapjes se negociatave.

Kapja dhe shperfytyrimi i reformes ne drejtesi dhe vakumi i qellimshem ligjor deri ne eliminimin e gjykates kushtetuese dhe te larte jane momente kritike antiintegrim.

Thellimi i kriminalizimit te qeverisjes dhe rrembimi i saj nga trafikantet dhe oligarket,ka krijuar qartazi profilin e nje pushteti, qe e zhbën teresisht shtetin dhe e kthen ate ne zgjatim te krimit te organizuar, pra te nje qeverisje armike te integrimit dhe hapjes se negociatave.

E korruptuar deri ne palce dhe nje vegel ne duart e oligarkeve, qe rrembejne e ndajne me te qindra miliona euro, kjo qeveri moster s’ka asgje te perbashket as me standartet e qeverisjes, as ato politike dhe as ato morale te BE duke krijuar nje bindje te forte negative ndaj vendit tone ne Europen politike dhe duke shtuar shume e me shume pengesat per hapjen e negociatave.

E strukturuar qarte mbi nje filozofi antiintegrim, kjo qeveri ka bere gjithshka qe te ndertoje alibine antieuropiane, qe sheh nga lindja, pasi atje mendon se mund te akomodoje shume me lehte interesat e erreta dhe parate e pista, qe trafiqet, krimi dhe korrupsioni kane prodhuar.

I vetquajturi lobim i kryeministrit ishte thjesht nje tur provokativ,arrogant e irritues, qe i pengonte hapjen e negociatave dhe i hapte rrugen skenarit te erret prolindje.

Mbrojtja politike prej vitesh e inkriminimit te thelle te drejtimit politik te Ministrise se Brendeshme nga kryeministri dhe mbrojtja nga arrestimi i ish Ministrit te Brendeshem jane goditja me e rende qe procesi i integrimit ka marre ne vite.

Kryeministri dhe qeveria u vetperjashtuan qellimisht nga ky proces i integrimit europian
,ne funksion te strategjise se tyre qe sheh nga lindja duke u demostruar qarte si armiqte me te medhenj te hapjes ne negociatave.

Hapja e negociatave do te ishte vertet lajmi me i keq per qeverine pasi do t’ja veshtirësonte shume skenarin e saj pro lindje” nënvizon Vasili në Facebook.j.j