Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një intervistë për mediat serbe u shpreh se aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë krijon mundësinë e një kompromisi.

“Unë personalisht nuk shoh një zgjidhje më të mirë se ndarja e Kosovës (i njëjti term përdoret në Serbi për shkëmbimin e territoreve). Kjo zgjidhje do të sigurojë bashkimin me Serbinë jo vetëm të Kosovës veriore, por edhe në vendet ku popullsia serbe është shumicë. Kërkesa shqiptare për aneksimin e luginës së Preshevës në Kosovë krijon mundësinë e një kompromisi.”

Ivica Daçiç, ministri i jashtëm serb

Daçiç ka kritikuar edhe qëndrimin e Kishës kundër çdo zgjidhjeje që do të ratifikojë shkëputjen e Kosovës.

“Zgjidhja do të na vijë si një mrekulli dhe situata demografike në Kosovë do të ndryshojë.”

Ivica Daçiç, ministri i jashtëm serb