Kroacia ka kapur ëndrrën e saj duke qenë për herë të parë në një finalen të kampionateve Botëror. Sipas ekspertëve, me shumë gjasa ajo mund të ngrejë edhe kupën, e cila do ta ketë pas kësaj shtëpinë për herë të parë, në Ballkan.

Por i gjithë ky sukses, duket se e ka një sekret dhe ai sipas specialistëve është trajneri Zlatko Daliç. Edhe pse pa një karrierë të spikatur, atij ju besua kombëtarja kroate vetëm gjatë dy ndeshjeve të fundit të playoff-it, të cilat i kapërceu me sukses.

Historia e Daliç është e denjë për një “përrallë” hollivudiane. Ai e ka nisur karrierën e tij me hapa të vegjël, duke drejtuar skuadra modeste. Ende shtypi sportiv ndërkombëtar, nuk kanë mbërritur te ajo pjesë e karrierës së tij, kur jetonte dhe punonte në Shqipëri duke drejtuar për pak kohë ekipin e Dinamos. Kjo ka ndodhur 9 vite më parë, kur ai me këtë ekip modest fitoi superkupën e Shqipërisë, por po në vitin 2009 u detyrua të japë dorëheqjen dhe të largohet nga vendi ynë.

Ky “incident” erdhi pasi skuadra e drejtuar nga trajneri që sot e ka çuar Kroacinë në finale e botërorit Rusi 2018, nuk gjeti dot formulën për të mundur Partizanin dhe Tiranën!

Kjo është “ përralla” Zlatko Daçiç, e cila ka brenda edhe pak Shqipëri, si gjithmonë me doza absurditeti!