Numri dy i socialistëve Taulant Balla ka reagur pas ankesës së aktorit Ndrenika se në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ku u diskutua çështja e Teatrit mungonin deputetët socialist.

Balla në reagimin e tij thekson se kjo ishte një mbledhje private e thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

Kryetari i grupit parlamentar socialist ka thënë se asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet.

Duke shtuar më tej se:

“Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts.”

-Taulant Balla

Reagim i plotë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS:

Dëgjova nga mediat se ishit ankuar për mungesën e deputetëve të Grupit tim Parlamentar në nje mbledhje private të Kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, e thirrur në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Asnjë deputet i Grupit Parlamentar Socialist nuk bojkoton Kuvendin apo komisionet. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik e kishte përcaktuar mbledhjen e radhës më datë 18 Qershor me vendim të Komisionit. Por për nevoja të skenaristit të Shqupit, që sot nuk kishin ndonjë lajm me babale, u munduan t’ju përdorin përsëri ju mish për top në teatrin e tyre të radhës.

Më beso i dashur Robert, nëse Ti beson se Albana Vokshi apo Lulzim Basha e kanë megjithë shpirt “luftën” për Teatrin, është njëlloj sikur të besosh që Lulzimi është Robert Deniro dhe Albana është Julia Roberts.

/l.g/LEXO.AL