Nga Klaudia Malaj/
Një audio-përgjim i cili vuri në lëvizje të gjithë aktorët politik në vend dhe diplomat të huaj. Për herë të parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi dje në lidhje me rastin e përfshirjes së vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me bandat e trafikut të lëndëve narkotike. Në fjalën e tij Lu u shpreh se po e ndjek si rast dhe inkurajoi drejtësinë të vendos pikat mbi i dhe të ndëshkojë fajtorët.

Por, telenovela nuk përfundon me kaq. Edhe pse gazetari dhe Babalja nuk ranë dakord paraprakisht e atë që do të thonin për mediat, aq sa të gjithë nisën të ngrenin pikëpyetjet në lidhje me vërtetësinë e asaj që thuhej. Partia Demokratike ndjehej e triumfatore pasi kishte në dorë një material i cili do të fundoste numrin 1 nga radha e ministrave në vend.

Por, në episodin e kësaj jave ngjarjet do të marrin një tjetër rrjedhë. Në skenë shfaqet një aktor i ri, pasionant dhe guximtar i cili merr përsipër rolin kryesor. Atë të Agron (Geron) Xhafës.

Një dëshmitar i dytë i cili i vetë ofrohet prokurorisë duke dëshmuar se audio-përgjimi ishte një sajesë dhe se të dy, së bashku me Babalen kanë aktruar.

Ajo që ende nuk dihet përse është bërë ky përgjim dhe pse pikërisht me vëllain e ministrit të Brendshëm. Një shumë e madhe parash iu ofruar dëshmitarit anonim të luante rolin e Agron Xhafës, siç ka deklaruar në prokurori. Ajo që ende është e paqartë është arsyeja e gjithë kësaj zhurme që deri më tani nuk ka sjell asgjë të re.

Nëse në këtë audio-përgjim del se nuk Agron Xhafa, por dëshmitari i cili ka aktruar duke u shtirur si ai, e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi kupolën e Partisë Demokratike të cilët e reklamuan si ekskluzive.

Telenovela vazhdon!/AlpeNews.al.j.j