Alessandro Del Piero dhe gruaja e tij Sonia Amoruso raportohet se janë ndarë pas 19 vitesh martesë.

Lajmi u publikua nga TgCom dhe revista Chi.

Familja e Del Pieros jeton në Los Angeles, por kur çifti kthehet në Itali ai qëndron në Milano ndërsa Sonia shkon në Torino.

Sipas medieve, futbollisti i famshëm dhe Sonia nuk kanë publikuar një fotografi së bashku për dy vitet e fundit dhe nuk marrë pjesë në ngjarje publike së bashku gjatë kësaj periudhe.

Raportohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund për shkak të keqkuptimeve të shumta dhe dallimet midis tyre që nuk kanë qenë të lehta për tu zgjidhur.j.j