Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë se shteti i tij nuk ka ndryshuar dhe se ende vazhdon të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dhe pavarësisë saj.

Deklaratat e Delawie vijnë pas komenteve, kryesisht të politikanëve në Beograd, se administrata e Presidentit Donald Trump “nuk e mbështet pavarësinë e Kosovës”, ashtu siç e kanë mbështetur administratat e mëhershme.

Shtetet e Bashkuara janë një nga miqtë dhe mbështetësit më të afërt të Kosovës, edhe pse ju mund te lexoni diçka tjetër në media, kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Miqësia mes dy vendeve tona është e thellë dhe është shumë-dimensionale dhe ne punojmë shumë çdo ditë për të avancuar qëllimet tona, siç janë demokracia, siguria dhe prosperiteti”, ka nënvizuar ambasadori amerikan./REL

Greg Delawie