Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka kaluar në finale të Kampionatit Botëror pasi mposhti Belgjikën.

Goli i Samuele Umtiti ishte vendimtar në këtë sukses të Francës.

Franca e ka fituar një herë Kupën e Botës dhe atë në vitin 1998, kur kapiten ishte pikërisht Deschamps, duke e mposhtur në finale Brazilin me rezultat 3-0.Trajneri ka refuzuar të bëjë krahasime mes kësaj gjenerate dhe asaj para 20 viteve, duke thënë se duan të shkruajnë një faqe të re të lavdishme të historisë së futbollit francez, shkruan tg.

Deschamps ka thyer një rekord që askush nuk e kishte arritur deri më tani. Ai është kthyer në njeriu e parë që ka arritur në finale të Kampionatit Botëror dhe Kampionatit Evropian, si lojtar dhe si trajner.

Dallimi qëndron se ai i kishte fituar të dy trofetë si lojtar në vitet 1998 dhe 2000. Në anën tjetër është një humbje e marr para dy vitesh, ku Franca e tij humbni nga Portugalia në finale.