Prindërit e ekzekutorit të tetë personave në Selenicë të Vlorës, përkatësisht tre familje, në deklaratën e tyre në polici u shprehën se ata nuk kishin armë në shtëpi. Deklaratë kjo që të bën të dyshosh se Ritvan Zykaj ose e ka gjetur në shtëpinë e të afrmëve os ee ka pasur të fshehur diku, raporton Lexo.al.

Por në një prononcim për mrdiat një i afërm i famileve është shprehur: “Këto sjellje vinë nga papjekuria, Zykaj ka qenë i arrestuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte. Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor. Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu autorit. Nuk e njihnim për pijanec”, tha i moshuari.”.

Një deklaratë kjo që hedh poshtë atë të prindërve. Një pistë tjetër është se autori vuan nga shëendeti mendor, por sipas burimeve paraprake të transmetuara nuk rezulton se Zykaj të ketë kartelë mjekësore.

Gjithësesi grupi hetimor po punon për zbardhjen e tragjedisë se 10 gushtit./Lexo.al