Një 44-vjecar është arrestuar nga policia e Elbasanit gjatë ditës së sotme, pasi ka dhunuar fizikisht dhe i ka shkaktuar plagë në kokë bashkëshortes së tij. Në pranga ka përfunduar Saimir Nuredini, 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

Sipas policisë, 44-vjecari në banesën e tij për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në kokë bashkëshortes së tij shtetases D.N. 43 vjeçe, banuese në lagjen, “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Dhuna në Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.