Gjeniu më i madh në historinë e njerëzimit mund të ketë racist. Këtë e zbulojnë detaje të gjetura në ditarin që Albert Ajnshtajn ka mbajtur gjatë një udhëtimi në Azi.

I shkruar në tetor 1922 – mars 1923, ditari përshkruan përvojën e Ajshtajnit me popuj të ndryshëm të Azisë. Në Kinë, njeriu që dikur e kishte përshkruar racizmin si “sëmundje e të bardhëve”, i quan kinezët “të zellshëm, të ndyrë e të mpirë”. Ai shkruan se “kinezët nuk ulen në stola ndërsa hanë, por qëndrojnë gjysmë ulur njësoj si europianët kur kryejnë nevojat personale në pyje. E gjithë kjo ndodh në heshtje dhe në mënyrë të qetë. Edhe fëmijët janë të pashpirt dhe duken të mpirë”.

Pasi flet për “bollëkun e pasardhësve” dhe “pjellorinë e madhe” kineze, ai shprehet në ditar: “Do të ishte për të ardhur keq nëse këta u zënë vendin të gjitha racave të tjera”.

Ekspertët shohin një kontrast të fortë mes asaj që një ikonë e humanizmit si Ajnshtajni thoshte publikisht dhe asaj që mendonte në të vërtetë.

Ze’ev Rosenkranz, redaktor kryesor i projektit “Letrat e Ajnshtajnit” në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, thotë se shkencëtari ishte i sigurt që këto nuk do të publikoheshin asnjëherë.

“Kam kuptuar se pak ndryshime ka mes burrave dhe grave. Por nuk kuptoj çfarë tërheqjeje fatale kanë gratë kineze që i bëjnë burrat të bien në “rrjetë” në mënyrë të tillë që bëhen të paaftë për t’i shpëtuar bekimit me pasardhës”, shkruan më tej Ajnshtajni.

Me japonezët, gjeniu i fizikës duket më pozitiv. “Janë shpirtra të pastër si askush tjetër mes njerëzve. Ky vend duhet dashur dhe admiruar”, shkruan ai dhe shton më tej se “nevojat intelektuale të këtij kombi duken më të vogla se ato artistike. A është prirje natyrore?”.

Në prezantimin e tij, Rosenkranz shkruan se është e rëndësishme të hulumtohet se si një ikonë humaniste si Ajnshtajni – imazhi i së cilit dikur u përdor për një fushatë të UNHCR-së me sloganin “Një çantë me sende personale nuk është e vetmja gjë që një refugjat sjell në vendin e tij të ri. Ajnshtajni ishte një refugjat”- mund të ketë shkruar komente ksenofobe për njerëzit që takoi në udhëtimet e tij.

“Përgjigjja për këtë pyetje në kohët e sotme, kur urrejtja ndaj tjetrit është më e madhe, duket shumë e rëndësishme. Duket sikur Ajnshtajni nganjëherë e kishte shumë të vështirë ta njihte veten përballë të tjerëve”, thotë ai.

“Përgjigja për këtë pyetje duket shumë e rëndësishme në botën e sotme, në të cilën urrejtja e tjetrit është kaq e shfrenuar në shumë vende të botës”, shkruan ai. “Duket sikur edhe Ajnshtajni nganjëherë e kishte shumë të vështirë të njihte veten përballë të tjerëve”.j.j