Greek Foreign Minister Nikos Kotzias, left, shakes hands with Albanian Minister of Foreign Affairs Ditmir Bushati prior to their meeting in Tirana, Wednesday, July 15, 2015. (AP Photo/Hektor Pustina)

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka zhvilluar një tjetër takim me homologun grek nikos Kotzias.

Takimi është zhvilluar në Bruksel ku po mbahet Samiti i NATO-s. Mësohet se dy ministrat kanë pasur në fokus të diskutimeve negociatat që po zhvillohen për çështjet e mbetura pezull mes vendeve.

Një ditë më parë në Londër u takuan edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Ata shprehën bindjen për një zgjidhje të shpejtë të çështjeve mes dy shteteve.j.j