Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar hetim disiplinor për gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela.

Ajo akuzohet se ka shkelur ligjin teksa ka dhënë vendim arrest shtëpie për Taulant Manajn, i njohur dhe me mbiemrin Beqiri, i akuzuar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Ky është dokumenti që dëshmon reagimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë.