A do të shkoni për pushime në Ksamil? Tek notoni në ujërat ngjyrë topazi, merrni me vete një pjesë të historisë së Ksamilit, të asaj historie që nuk ndodhi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar planin e vitit 1992 dhe si parashikohej të shndërrohej Ksamili në një zonë turistike elitare.

Përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 1992, Ksamili parashikohej të shndërrohej në një zonë turistike elitare, me fshat turistik dhe zonë hotelerie, por edhe me fushë golfi dhe aeroport turistik.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sqaron se “sheshi i i ndërtimit i vihej në dispozicion Drejtorisë së Përgjithshme të Albturizmit, e cila kishte të drejtë të kontraktonte kompani private të huaja, për zhvillimin e planit”.

Këtë plan të vitit 1992 Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave na e servir si një ndër thesaret e shumta që ajo mbart.