Donald Trump, tha se Phenjani nuk paraqet më kërcënim bërthamor për botën.

Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, në Singapor.

“Sapo erdha. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

“Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Unin ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, tha Trump, raporton rel.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se “do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.J.J