“Dorashka e Artë” e Botërorit është një çmim që jepet në fund të turneut dhe i jepet portierit më të mirë.

Favoritët kryesor për ta fituar këtë çmim janë: Xhordan Pikford (portieri i Anglisë), Tibo Kurtua (portieri i Belgjikës), Hugo Loris (portieri i Francës), Daniel Subasiç (Portieri i Kroacisë).

Të katër pretendentët janë në gjysmëfinale me ekipet e tyre dhe me shumë mundësi kush do të fitojë Botërorin do të marrë dhe çmimin “Dorashka e Artë”. Më parë këtë çmim e kanë fituar Manuel Nojer (2014), Iker Kasijas (2010), Xhanluixhi Bufon (2006), Oliver Kahn (2002).