Durrës, gjendet e vdekur 67-vjeçarja

0

Një 67-vjeçare në qytetin e Durrësit është nxjerrë e pajetë nga apartamenti ku jetonte e vetme pranë Pallatit të Sportit, ndërsa dyshohet që mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak nga i ftohti.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj konfirmoi për BalkanWeb se e moshuara mund të ketë ndërruar jetë që para tre ditësh, kohë kur edhe nuk i ishte përgjigjur në telefon djalit të tij.

I shqetësuar, ky i fundit kërkoi ndihmën e zjarrfikësve, pasi nuk mund të hynte në apartamentin e nënës, dera e blinduar e të cilit ishte e mbyllur nga brneda

Zjarrfikësit kanë hyrë sot nga dritarja dhe kanë venë re që gruaja ishte e pajetë. Policia ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes. Dyshimet e para janë për një atak kardiak nga i ftohti pasi gruas nuk ju gjet asnjë ngrohëse brenda, siç pohuan burimet nga zjarrfikësit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU