Durrës, maskat lidhin rojën dhe marrin kasafortën në kantinë

0

Tre persona të maskuar janë futur në ambintet e një kantine në Rrashbull, Durrës mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 04:00 dhe pasi kanë lidhur rojen kanë grabitur kasafortën.

Kantina i përket familjes së ministrit Lefter Koka
Kjo kantinë i përket familjes së ministrit Koka. Ndërsa në dalje të godinës ata kanë marrë edhe furgonin tip “Benz” në oborrin e kantinës dhe janë larguar

Ngjarja ndodhu në Rrashbull, në Kantinën e Verës “Gjergj Kastrioti”, ku tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojen dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.

Grabitësit marrin edhe mjetin e kantinës dhe largohen
Më pas duke u larguar 3 grabitësit kanë marrë edhe mjetin e kantinës, një furgon tip “Benz” me targa DR 3538 D.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU