Hëna e përgjakur vjen me eklipsin më të gjatë të shekullit 21

Eklipsi më i gjatë hënor do të ndodhë natën e së premtes, më 27 korrik dhe do të shndërrojë hënën në ngjyrë të kuqe.

Për 4 orë, Hëna do të jetë nën hijen e planetit Tokë. I gjithë eklipsi, kur Toka mbulohet nga reflektimi i kuqërremtë, do të zgjasë 1 orë e 43 minuta, kohëzgjatje rekord.

Arsyeja që e dallon prej eklipseve tjera është që hëna do të ketë pozitën më të largët të orbitës nga Toka. Kjo do të thotë se do të kalojë nëpër hapësirë në një pikë ku hija e Tokës është më e gjerë.

Ky fenomen do të dukët në pjesën më të madhe të botës por sidomos në Afrikën Lindore, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Evropës, Azisë dhe Australisë.j.j