Ekspozita e Marubit në Tiranë/ Revista italiane dedikon shkrim special për të

0

Ekspozita “Dy rrugët” që do të udhëtojë nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër drejt Tiranës më 26 janar ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Lajmi për këtë ekspozitë të kuruar nga artisti shqiptar Adrian Paci ka bërë që të drejtohet vëmendja edhe nga Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës.

Për Muzeun Kombëtar në Tiranë dhe pikërisht për këtë ekspozitë ka shkruar revista e njohur italiane ‘Internazionale’, e cila i ka kushtuar 6 faqe këtij aktiviteti.

Revista italiane pasi përshkruan vlerat e “Marubit” dhe pasuritë muzeale të Muzeut Historik Kombëtar i fton shikuesit në ekspozitën më të re për 2017-n, që është “Dy rrugët” me imazhet e Kole Idromenos, kuruar nga Adrian Paci”.

“Kjo ekspozitë nuk merr përsipër të analizojë të gjithë spektrin e aktivitetit të Idromenos por, duke u nisë nga një zbulim i fundit në arkivën e Muzeut Marubi, vendos përballë një seri fotografike me pikturën e tij të mirënjohur “Dy rrugët”, thuhet në këtë njoftim mbi këtë ekspozitë që do të hapet më 26 janar dhe do të rri e hapur deri më 30 maj.

Kuratori Ardian Paci ka zgjedhur fotografi që plotësojnë  përmasa të thella artistike. “Ajo që të befason asht fakti se fotografitë na shfaqen ma shprehëse dhe ma befasuese se pikturat.

Duket sikur në trajtimin e telajos, përpunimin e ngjyrës, ravijëzimin e anatomisë dhe deformimin e qëllimshëm të figurave, diçka humbet nga forca e imazhit. Kurse në ndërtimin e imazhit fotografik, vizioni na vjen i drejtpërdrejtë e me forcë të jashtëzakonshme”, shprehet Paci.

1 2

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU