Një ekzekutim me armë zjarri ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i vdekur Fatbardh Lici.

Ky emër nuk është i padëgjuar për policinë.

Kjo, për shkak të dyshimeve se ai ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur 7 vite më parë.

Por, edhe për shkak të lidhjeve të tij familjare me Lulzim Kullën, si edhe me një anëtar të këshillit bashkiak të Shkodrës.

53-vjeçari Fatbardh Lici është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla (burri i motrës), i cili aktualisht ndodhet në burg.

Kujtojmë se Kulla vetëm para disa ditësh është arrestuar në Kakavijë, ku tentonte të kalonte në Greqi me pasaportë të falsifikuar.

Kulla i shpëtoi një atentati pak muaj më parë, kur mbeti i plagosur.

500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij dhe shpërthimi i shkaktuar rezultoi me pasoja për Kullën.

Ai pësoi djegie në 25 për qind të trupit.

Kulla deklaroi për policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”.

Paraprakisht dyshohet se vrasja e Licit ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Babai i katër fëmijëve raportohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shpërblyese nga burgu.

Ai ishte në burg pasi u dënua po për hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i përshirë në dy vrasje, atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.

Vrasja

Fatbardh Lici u ekzekutua me arme zjarri teksa ishte duke pire kafe ne lokal.

Krimi ka ndodhur tek ish-Poçeria në lagjen Kiras.

Sipas te dhenave te para, mesohet se mbi te ka qelluar nje person qe ka qene i maskuar.

Ai ka qelluar rreth 10 here me arme ne drejtim te viktimes, duke e lene ate te vdekur ne vend.

Ne ate moment ne zone nuk ka pasur kalimtarë.

Autori i eshte afruar në distancë të afërt dhe që aty e ka qëlluar.

Deklarata e policisë

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje