Elis Bakaj është shndërruar në një protagonist të padiskutueshëm te skuadra bjelloruse Shaktjor Soligorsk. 31-vjeçari nga Tirana ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj uellisianëve të Konahs, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Europës.Bakaj dyfishoi shifrat në minutën e 34-të me një super gol, pas topit të kthyer nga muri gjatë një goditje dënimi. Sulmuesi nuk ka hezituar për të gjuajtur me të parën, duke përshëndetur rrjetën. Shaktjori është duke udhëhequr me rezultatin 0-2, ndërkohë që më parë kishte shënuar Ebong. Në minutën e 60-të Bakaj u ndëshkua me karton të verdhë.j.j