Deputetja e kuvendit të Shqipërisë Elona Gjebrea ka arritur të zgjidhet anëtare në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.

Byroja përbëhet nga 21 anëtare që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anëtare të OSBE-së.

Lajmin e ka dhënë vetë deputetja Gjebrea teksa falënderon të gjithë për mbështetjen.“Të nderuar miq e mikesha!

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë.
Sot, ne Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.
Byroja përbëhet nga 21 anetarë që zgjidhet mes 323 parlamentarëve nga 57 shtete anetare të OSBE-së.
Shqipëria përmes delegacionit të perhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm./DRITARE.NET/