Policia e Elbasanit, njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit me inicialet M.M., (administrator i lokalit Laguna Blu),32 vjeç, banues në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” , Elbasan, nje dite pasi AKU i vuri drynin ketij lokali pasi aty 39 shtetas të cilët kanë qënë pjesmarrës në dasëm, kanë shfaqur siptoma helmimi e janë paraqitur në urgjencën e spitalit.

Sipas informacioneve policore, te helmuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me specialistë të A.K.U dega Elbasan, në këtë lokal u sekuestruan në cilësinë e provës materiale ushqimet të gjetura, të cilat janë dërguar për egzaminime të mëtejshme”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” , dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 288, 180 të Kodit Penal.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri)